

Biografia

Përshëndetje lexues. Unë jam Valbon Limani, ushtrues i detyrës së Kryetarit të Komunës së Gostivarit. Këtë funksion e mora më 08.07.2024 dhe do ta mbaj deri në zgjedhjet Lokale.
Më 26 nëntor të vitit 2021 u zgjodha si kryesues i Këshillit komunal të Komunës së Gostivarit, dhe e mbajta deri më 08.07.2024. Jam mjek specialist endokrinolog në Klinikën Universitare të endokrinologjisë, diabetit dhe çrregullimeve metabolike në Shkup.
Jam lindur më 19 maj 1980 në Gostivar. Në vitin 2008 diplomova në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Trakisë dhe në vitin 2019 përfundova specializimin për endokrinologji në Klinikën Universitare të endokrinologjisë, diabetit dhe çrregullimeve metabolike në Shkup.
Nga viti 2022 jam i angazhuar si asistent në Fakultetin e shkencave mjekësore pranë Universitetit shtetëror të Tetovës.
Jam anëtar i Shoqatës shkencore të endokrinologëve dhe diabetologëve të Maqedonisë, si dhe anëtar i Asociacionit Evropian për Studim të Diabetit (EASD).
Gjatë përvojës sime në sektorin civil, kam qenë kryetar i bordit drejtues të Shoqatës qytetare “Most” (2014–2016), si dhe anëtar i bordit në OJQ “Qendra europiane për zhvillim, tolerancë dhe bashkëpunim”. Jam lumturisht i martuar dhe i bekuar me tre vajza.
Programi
Zhvillimi urban dhe planifikimi hapësinor
Një Gostivar me plan, me rend dhe me gjelbërim. Një qytet ku ndërtimi shkon paralel me natyrën dhe ku çdo hapësirë urbane është në shërbim të qytetarëve.
Infrastrukturë komunale dhe rrugore
Ky është premtimi im: asnjë qytetar nuk do të mbetet jashtë zhvillimit. Nga qendra urbane deri në fshatin më të largët, Gostivari do të përjetojë një ndryshim të gjithanshëm.
Arsimi dhe edukimi
Shkolla moderne, mësues të përkushtuar, nxënës me ëndrra të mëdha. Gostivari i së ardhmes fillon në bankat e shkollës.
Kultura, rinia dhe sporti
Një Gostivar me kulturë të gjallë, me rini aktive dhe me sport modern. Një qytet ku çdo qytetar ka hapësirë për të krijuar, për të lëvizur dhe për të ëndërruar.
Zhvillimi ekonomik lokal dhe turizmi
Me biznese vendore të fuqizuara, investime të reja dhe promovim të turizmit, Gostivari do të bëhet një qytet ku punësimi, inovacioni dhe mirëqenia sociale ecin dorë për dore.
Mbrojtja dhe menaxhimi i ambientit jetësor
Ne do të ndërtojmë një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më rezistent ndaj sfidave klimatike – një vend ku natyra dhe zhvillimi ecin bashkë.
Parking nëntokësor me kapacitet mbi 200 vetura, nënkalim tek sheshi i qytetit dhe zonë këmbësorësh plotësisht e gjelbëruar
Parkingu nëntokësor te parku pranë objektit të komunës, me kapacitet për 126 vetura
Urë e re moderne mbi lumin Vardar, në afërsi të Gjykatës, me 4 korsi
Lista për keshiltarë
